Cfare do te gjeni ne kete faqe?

Ne kete faqe, nepermjet fotove, do te gjeni nje pjese te artit te sotem popullor ne Qarkun e Kukësit. Duke qene faqe e pare e ketij lloji, ju kerkojme ndjese ne rast se ju nuk do te arini te gjeni gjithçka qe deshironi. Ne mirepresim pyetjet, verejtjet dhe bashkepunimin tuaj.

Projekti që ne si organizatë gruaje kemi ndermarrë, synon të rikthejë në vëmendjen e komunitetit Kukësian traditat tona të artizanatit. Eshte koha te perpiqemi te ruajme ate cka ka mbetur, sa nuk ka ardhur dita te themi, se eshte teper vone! Perveç kesaj, projekti të nxise gratë më të afta, për të ngritur bizneset e tyre private të artizanatit në shërbim të zhvillimit te sektorit të turizmit, si sektor i ri që po lind ne Kukësin e sotëm.

Prodhimet e artizanatit te sotem kuksian, jane ne vazhden e traditave shekullore qe datojne nga koha Ilire. Ka qene shume e lashte tradita e pocerise, e cila ne rrethanat e sotme mund te konsiderohet e zhdukur. Vetem disa dekada me pare, ne varret e zbuluara gjate kerkimeve arkiologjike, ne fshatin Kolsh, ne afersi te Kukësit, jane gjetur objekte pocerie, te zbukuruara me vizatime artistike, e te prodhuara nga vendasit.

Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kane qene perdorur gjeresisht dikur per zbukurimin e shtepive, duke filluar qe nga periudha e mesjetes e ne vazhdim. Por edhe keto jane profesione qe po harrohen. Cdo dite e me teper vjen duke rene numri I personave qe merren me keto mjeshteri.

Punet e dores se grave jane ato qe me se shumti I kane rezistuar kohes deri ne ditet e sotme. Qilimat e sixhadet e prodhuara nga grate kuksiane jane te nje cilesie te larte, te bukura dhe shume te preferuara ne tregun shqiptar dhe te huaj. Keto prodhime para 2 dekadave eksportoheshin nga Shqiperia ne disa vende te Europes, dhe ishin teper te kerkuara. Prodhimet e artizaneve Kuksiane , kane qene po aq te famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve te Korces dhe te Krujes.

Nje vend te rendesishem ne punet e dores se grave ze edhe pergatitja e kostumeve tradicionale popullore te grave dhe burrave. Ato jane ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit Kuksian. Sot jane te paket personat qe vishen me keto kostume gjate diteve te zakonshme. Kete gje e bejne vetem njerezit e moshuar, ose edhe rinia, por ne fshatra te thella ku kushtet klimaterike diktojne mbajtjen e tyre. Keto kostume shpalosen me gjithe bukurine e tyre vetem gjate festivaleve folklorike, festimeve te tjera popullore, apo dasmave. Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si nje element identiteti qe e dallon nga krahinat e tjera te Shqiperise. me shume...