Historiku

Prodhimet e artizanatit te sotem kuksian, jane ne vazhden e traditave shekullore qe datojne nga koha Ilire. Ka qene shume e lashte tradita e pocerise, e cila ne rrethanat e sotme mund te konsiderohet e zhdukur. Vetem disa dekada me pare, ne varret e zbuluara gjate kerkimeve arkiologjike, ne fshatin Kolsh, ne afersi te Kukësit, jane gjetur objekte pocerie, te zbukuruara me vizatime artistike, e te prodhuara nga vendasit.

Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kane qene perdorur gjeresisht dikur per zbukurimin e shtepive, duke filluar qe nga periudha e mesjetes e ne vazhdim. Por edhe keto jane profesione qe po harrohen. Cdo dite e me teper vjen duke rene numri I personave qe merren me keto mjeshteri.

Punet e dores se grave jane ato qe me se shumti I kane rezistuar kohes deri ne ditet e sotme. Qilimat e sixhadet e prodhuara nga grate kuksiane jane te nje cilesie te larte, te bukura dhe shume te preferuara ne tregun shqiptar dhe te huaj. Keto prodhime para 2 dekadave eksportoheshin nga Shqiperia ne disa vende te Europes, dhe ishin teper te kerkuara. Prodhimet e artizaneve Kuksiane , kane qene po aq te famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve te Korces dhe te Krujes.

Nje vend te rendesishem ne punet e dores se grave ze edhe pergatitja e kostumeve tradicionale popullore te grave dhe burrave. Ato jane ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit Kuksian. Sot jane te paket personat qe vishen me keto kostume gjate diteve te zakonshme. Kete gje e bejne vetem njerezit e moshuar, ose edhe rinia, por ne fshatra te thella ku kushtet klimaterike diktojne mbajtjen e tyre. Keto kostume shpalosen me gjithe bukurine e tyre vetem gjate festivaleve folklorike, festimeve te tjera popullore, apo dasmave. Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si nje element identiteti qe e dallon nga krahinat e tjera te Shqiperise.

Kostumet popullore, sidomos te grave, shquhen per bukurine, elegancen, koloritin e pasur dhe shumellojshmerine. Ato jane unike ne llojin e tyre. Larmishmeria e kostumeve te grave, eshte aq e madhe sa brenda rrethit te kuksit , ato ndryshojne thelbesisht njera nga tjetra. Ne baze te ngjashmerive, mund ti grupojme ne disa lloje, qe jane:

Kostumet e burrave qe jane te gjitha te punuara nga shajaku, kane me shume elemente te perbashket. Sipas tradites se vjeter te popullit, te gjitha vajzat e reja pa perjashtim, kur martoheshin, mernin me vehte pajen e pergatitur nga duart e tyre. Aty perfshiheshin te gjitha nevojat qe do te kishte familja e ardhshme per te gjithe jeten. Ne kete "industri" shtepiake vendin kryesor e zinin prodhimet e leshit, per shtroje dhe mbuloje, veshja e perditeshme per te gjithe pjestaret e familjes, e cila duhej te ishte e tille qe ti pershtatej klimes se ashper, menyres se jeteses se malesoreve, e lidhur ngushtesisht me blegtorine dhe pyjet. Sot kjo tradite eshte braktisur nga brezi i ri. Eshte hequr dore nga prodhimi i veshjeve, i qilimave dhe sexhadeve vazhdon, por jo me permasat e dikureshme. Disa prodhime qe dikur beheshin nga leshi, tashme jane zevendesuar nga grepi, shtizat, e te tjere.

Kukësi

Qarku i Kukësit perbehet nga tre rrethe qe jane Kukësi (me qender qytetin e Kukësit te Ri), Hasi (me qender qytetin e Krumes), dhe Tropoja me qender qytetitn e Bajram Currit.

Qyteti i Kukësit te Ri, eshte qendra administrative e Qarkut, ku jane te vendosura institucionet me te rendesishme shteterore dhe vendore. Deri ne vitet 1925, kur per here te pare u konsiderua si qytet, Kukësi i vjeter, ishte vetem nje fshat I vogel me banore qe jetonin ne te dy anet e Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhe. Banoret e ketij fshati qe quhej Kukës, merreshin kryesisht me blegtori dhe me pak me bujqesi. Sot, Kukësi i Ri eshte qyteti me verilindor i Shqiperise, vetem 25 km larg nga Kufiri me Kosoven dhe shtrihet ne lartesine 358m mbi nivelin e detit. Eshte nje qytet i ri i ndertuar mbas vitit 1963, 4 km larg vendit ku dikur ndodhej Kukësi I vjeter, Qyteti I Kukësit(I vjetri), sot gjendet ne fundin e nje liqeni artificial qe u krijua per shkak te ndertimit te hidrocentralit te madh te Fierzes.

Relievi i Kukësit ka formen e nje gadishulli te vogel, i rrethuar nga ujrat e kaltra te liqenit arytificial qe I japin atij nje pamje shume piktoreske.

Popullesia e qarkut te Kukësit eshte autoktone me prejardhje nga fiset dardane ilire. Sot 70% te popullesise e perben fshati. Kryesisht kjo popullesi merret me bujqesi dhe blegtori. Dikur, krahas puneve bujqesore dhe blegtorale popullesia ka qene marre edhe me profesione te tjera si p.sh. perpunimi artoistik I gureve per ndertim banesash, perpunimi I drurit I cili perdorej per banesa dhe orendi shtepiake, hekurit, pocerise, te cilat kane qene me teper te ushtruara nga burrat.

Shume e lashte vjen tek grate tradita e punimin te leshit ne avlemend. Leshi perdorej ne prodhimin e veshjeve dhe te gjitha pelhurave qe I nevojiteshin nje shtepie. Fakti qe Kukësi ka qene shume i izoluar nga pjesa tjeter e Shqiperise per mungese te infrastructures rrugore, ka ndikuar pozitivisht ne ruajtjen e traditave te artit popullor qe vjen pothuajse e pandryshuar deri ne ditet tona.

Jane karakteristike dhe te lashta, motivet popullore qe perdoren ne prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumengjyreshe me shije te holle artistike, te cilat nuk mund te gjenden ne asnje zone tjeter ne Shqiperi.

Ne vitet 1963 ne Kukës filloi te funksiononte nje ndermarje artizanati e madhe, e cila kishte 1000 punetore ne qytet dhe 200 ne fshatin Bicaj. Kjo ndermarrje punonte kryesisht per eksport. Artikujt qe prodhonte ishin sexhade, qilima, punime artistike me kashte, thupra shelgu e tjere.

Me ndryshimin e sistemit politik, ne vitin 1992, kjo ndermarrje pushoi se funksionuari dhe prodhimi u nderpre per gati 20 vjet. Tani qe kushtet kane ndryshuar dhe Kukësi nuk eshte me nje qytet i izoluar, sepse ai lidhet me Tiranen ne nje kohe prej 2 oresh, nepermjet nje autostrade moderne qe e lidh me pjesen tjeter te vendit, gjithashtu per 15 minuta lidhet prej kesaj autostrade edhe me qytetin e Prizrenit ne Kosove, eshte rizgjuar interesi per prodhimet artistike te tradites dhe kane filluar perpjektjet per te organizuar biznese te vogla private. Kane filluar te organizohen panaire te prodhimeve te artizanatit ne Kukës dhe ne te ardhmen organizata e grave do te zgjerojne gjeografine e ketyre panaireve ne Shqiperi, por edhe tek fqinjet e saj.